Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bizneset vuajnë për të gjetur fuqi punëtore”, eksperti: Festat sjellin rritje të çmimeve

schedule14:23 - 2 Dhjetor, 2025

schedule 14:23 - 2 Dhjetor, 2025

Eksperti i ekonomisë dhe punësimit, Arbër Xhihani, ka ngritur alarmin për një sërë sfidash që po e vënë ekonominë shqiptare nën presion. I ftuar në emisionin “Money Report” në ABC Neës, ai tha se konkurrenca e ashpërsuar, rënia e euros, mungesa e fuqisë punëtore dhe rritja e kostove të prodhimit po ndikojnë ndjeshëm në aktivitetin e bizneseve.

Sipas tij, stepja e besimit, sidomos në sektorin e turizmit dhe ndërtimit, tregon se ekonomia ka arritur në një pikë ngërçi, duke kërkuar domosdoshmërinë e një diversifikimi më të madh për të ruajtur qëndrueshmërinë.

Ndërkohë, Xhihani paralajmëroi se periudha e festave pritet të shoqërohet me rritje çmimesh, duke rënduar sidomos buxhetet e qytetarëve dhe pensionistëve.

“Konkurrenca po vendos gjithnjë edhe më shumë biznesin në vështirësi. Besimi nuk tregon që kemi një rënie të qëndrueshme, por tregon se kemi një stepje për programet e tyre në të ardhmen. Kemi pasur shumë faktorë që kanë ndikuar negativisht, si rënia e euros, rënia e fuqisë punëtore apo edhe kostoja e prodhimit. Vështirësia më e madhe është rënia sa i takon sektorit të turizmit dhe ndërtimit.

Stepja e besimit në këto sektorë tregon se kemi arritur pikun. Do duhet që ekonomia shqiptare të diversifikojë faktorë të tjerë për të mbajtur qëndrueshmërinë. Në ndërtim po bie kërkesa dhe fuqia blerëse. Kjo tregon që ky tregues është minimal dhe nuk u jep siguri konsumatorëve për të bërë investime apo blerje të rëndësishme. Sa i takon inflacionit, është e pritshme që në periudhën e festave të kemi një rritje të çmimeve.

Mendoj se do të ketë ndikim te xhepat e qytetarëve dhe pensionistëve, të cilët duhet të bëjnë një organizim më të mirë. Indeksimi i pensioneve u mundëson atyre shtimin e blerjeve. Rishikimi i pagave në sektorin publik, do të ketë ndikim edhe në sektorin privat”, tha eksperti./abcnews,.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!