Çmimet që aplikonte ky biznes në Golem ndryshe zbatoheshin për konsumatorin dhe ndryshe reflektoheshin në faturën tatimore. Informacioni ka mbërritur në zyrën e Hetimit Tatimor inspektoret e të cilit shkuan për ta penalizuar. Ministra e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj gjatë verifikimit i drejtoi një thirrje të gjithë bizneseve. Të afishojnë çmimet reale që aplikojnë.
“Shpesh klientët nuk kanë mundësi ta bëjnë diçka të tillë, por ju duhet ta zbatoni si pjesë të modelit tuaj të biznesit. Duhet të respektoni 100% detyrimin që çmimet e afishuara të jenë të vendosura edhe në faturë. Nuk ju ndihmon aspak një gjobë apo një shirit i vendosur, pasi i gjithë imazhi që ju ndërtoni për këtë model biznesi, për një faturë apo për dy fatura, që në mënyrë të njëpasnjëshme janë në shkelje të ligjit, ju dëmtojnë për përballë konkurrencës. Më duhet të qartësoj se inspektimi nuk ndodh çdo ditë në të gjitha bizneset, ka një arsye pse ishit ju, përtej emrit të përveçëm, përtej biznesit dhe është transaksioni në vëllim të caktuar. Nesër mund të jetë një biznesi tjetër. Në fund të ditës ne duhet t’i vendosim të gjithë para një situate, ku çdo gjë që është në politikën tuaj të çmimeve të afishohet dhe të aplikohet edhe në faturën tatimore”.
Modelet që bizneset zgjedhin në raport me politiken e çmimeve janë totalisht përgjegjësi e tyre por ministrja e Financave dhe Ekonomisë kujtoi së ligji njeh detyrimin për t’i publikuar dhe afishuar ato. Një mënyre kjo për të mbrojtur konsumatorin./ABC News Albania 24/7