Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bizneset paguajnë energjinë si familjarë/ OSHEE: Grupe kontrolli në terren kanë konstatuar subjekte private në shkelje

schedule14:15 - 5 Shkurt, 2026

schedule 14:15 - 5 Shkurt, 2026

Shumë biznese në Shqipëri e paguajnë energjinë elektrike si familjarë. Furnizuesi i Shërbimit Universal pjesë e OSHEE, ka ngritur grupe kontrolli në terren të cilët kanë konstatuar subjekte private që ushtronin aktivitetin e biznesit, kryesisht shërbime të cilat tarifoheshin me 8.5-9.5 lekë/kwh si klientë familjarë, dhe  jo 14 lekë/kwh, që është tarifa e miratuar për klientët biznes.

FSHU u ka bërë thirrje bizneseve dhe  organizatave jofitimprurëse të verifikojnë dhe përditësojnë kontratën e tyre të energjisë, nëse rezultojnë ende të regjistruar si klientë familjarë.

Sipas FSHU, ky fenomen vjen si pasojë e regjistrimeve të vjetra apo mungesës së përditësimeve të kontratave, ndërkohë që objektet përdoren realisht për qëllime ekonomike.



Përmes këtij procesi, FSHU u bën thirrje subjekteve të ndërgjegjësohen dhe të bashkëpunojnë me grupet e kontrollit në terren, me qëllim ndryshimin e tarifimit nga familjar në jo-familjar, duke shmangur penalitetet.

Në procesin e përditësimit përfshihen të gjithë subjektet që kryejnë veprimtari ekonomike në emër të një personi fizik apo juridik, të cilët e përdorin energjinë për qëllime biznesi .

Ky proces nuk prek klientët që janë realisht konsumatorë familjarë dhe e përdorin energjinë vetëm për qëllime banimi.

Përditësimi i kontratave mund të bëhet lehtësisht në sportelet e Qendrave të Kujdesit të Klientit të FSHU-së, pjesë e OSHEE Group, ose online, përmes platformës online, web-it zyrtar të kompanisë dhe aplikacionit të OSHEE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!