Bizneset në shënjestër, goditet në Durrës grupi i hajdutëve “shëtitës”, 3 të arrestuar

schedule10:30 - 22 Maj, 2021

schedule 10:30 - 22 Maj, 2021

Tre persona janë arrestuar në Durrës dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim me akuzën e vjedhjes me dhunë në qytetin bregdetar, por jo vetëm.

Të arrestuarit janë; G. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe që konsiderohet nga grupi hetimor si organizatori i grupit dhe A. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë E. H.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen; S. H. (alias E. L.), 31 vjeç; A. T., 33 vjeç; A. Rr., 27 vjeç dhe A. S., 35 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sende të grabitura nga vendngjarjet. Procedimi penal ka nisur pasi, më datë 07.02.2021, në orët e para të mëngjesit dyshohet se të maskuar kanë vjedhur me dhunë një biznes në zonën industriale të qytetit të Durrësit.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar se në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes edhe të disa magazinave dhe bizneseve në qytetin e Durrësit dhe qytete të tjera.

Policia thotë se punohet intensivisht për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë autorëve të implikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!