Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bizneset “maskohen” si klientë familjarë/ FSHU kontrolle për verifikimin e kontrolleve të energjisë

schedule14:15 - 9 Shkurt, 2026

schedule 14:15 - 9 Shkurt, 2026

Shumë biznese në Shqipëri po faturohen për energjinë elektrike si familjarë duke përfituar në mënyrë të padrejtë një çmim më të lirë. Furnizuesi i Shërbimit Universal pjesë e OSHEE, ka ngritur grupe kontrolli në terren të cilët gjatë verifikimeve kanë identifikuar raste ku subjekte me aktivitet ekonomik janë ende të regjistruara si klientë familjarë dhe tarifoheshin me 8.5-9.5 lek/kwh si klientë familjarë, dhe jo 14 lek/kwh, që është tarifa e miratuar për klientët biznes.

FSHU u ka bërë thirrje bizneseve dhe organizatave jofitimprurëse të verifikojnë dhe përditësojnë kontratën e tyre të energjisë, nëse rezultojnë ende të regjistruar si klientë familjarë.

sipas FSHU, ky fenomen vjen si pasojë e regjistrimeve të vjetra apo mungesës së përditësimeve të kontratave, ndërkohë që objektet përdoren realisht për qëllime ekonomike.



Përmes këtij procesi, FSHU u bën thirrje subjekteve të ndërgjegjësohen dhe të bashkëpunojnë me grupet e kontrollit në terren, me qëllim ndryshimin e tarifimit nga familjar në jo-familjar, duke shmangur penalitetet. Ndërsa procesi aktualisht kryhet pa penalitete dhe mund të realizohet pranë sporteleve të OSHEE-së ose online.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!