Bizneset italiane, të parat në Shqipëri/ INSTAT: Gjatë vitit 2023 kanë operuar 3026 ndërrmarrje italiane

schedule12:22 - 5 Qershor, 2024

schedule 12:22 - 5 Qershor, 2024

Italia është shteti i cili ka më shumë biznese që operojnë dhe janë regjistruar në Shqipëri.Instat ka publikuar regjistrat e biznesit për vitin 2023 ku konstatohet se ndërmarrjet italiane që kryejnë aktivet në vendin tonë janë në total 3026.Këto biznese operojnë kryesisht në sektorin e shërbimeve dhe prodhimit të mirave. Ndërmarrjet italiane rezultojnë se janë kryesisht të vogla dhe kanë 1-4 të punësuarndjekur nga bizneset me rreth 50 të punësuar apo më tepër se aq.

Në total ndërrrmajet e huaja italiane zënë 44% të totalit të biznesve të huaja që operojnë në vend duke rezultuar me një diferencë të fortë kundrejt biznesve nga shteteve të tjera.Në vend të dytë renditen bizneset ngaKosova që zënë vetëm 7% të totalit e ndjekuar nga subjektet me pronësi turke.

Vlen të theksohet se ka rënë ndjeshëm pesha e biznesve greke që operojnë në Shqipëri duke u pozicionuar në vend të tretë ndjekur nga ato me pronësi gjermane dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në total në vendin tonë operojnë 6938 biznese të huaja duke pësuar një rritje me rreth 349 krahasuar me vitin 2022.

Ndërmarrjet nga vendet Bashkimit Evropian përfaqësojnë 63,1% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë, përkatësisht me 65,6%, 10,8% dhe 4,4%. Numri i bizneseve të huaja e vendase që kanë operuar në vitin 2023 në vend janë mbi 130 mijë dhe kanë shënuar një rritje prej 4,1% krahasuar me vitin 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!