Bizneset e Maliqit ndihen të pasigurt nga grabitjet

schedule12:50 - 2 Shkurt, 2019

schedule 12:50 - 2 Shkurt, 2019

 Mbi 100 raste grabitjesh kanë ndodhur gjatë muajve të dimrit në bizneset e Maliqit. Tregtarët thonë se ndihen të kërcënuar edhe pse kanë vendosur të gjithë kamera sigurië në bizneset e tyre.

Në Maliq, bizneset ndihen të pasigurt, për shkak të vjedhjeve dhe grabitjeve. Njësitë tregetare që ndodhen në qendër të qytetit, janë ato që sulmohen me shpesh nga hajdutët.Të kërcënuar, nga vjedhjet, që shënojnë shifra të larta, tregtarët mundohen të mbrohen duke zbrazur çdo mbrëmje arkën. Por edhe në këto raste hajdutët nuk dalin pa gjë, duke marrë produkte me vlerë të konsiderueshme.

Kamerat e sigurisë, të vendosura si detyrim ligjor, nuk e kanë rritur sigurinë për bizneset dhe as po e ndihmojnë policinë të zbulojë autorët, të cilët veprojnë pa lënë gjurmë në vendngjarje.
Muajt e dimrit kanë rregjistruar mbi 100 vjedhje, ndërsa policia ka arritur të evidentojë dhe ndalojë më pak se gjysmën e autorëve të dyshuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!