Bitri: Sa duel ndryshe me Teutën, tani luajmë për Europën! Në fushë për fitore

schedule12:25 - 4 Shkurt, 2022

schedule 12:25 - 4 Shkurt, 2022

Eneo Bitri, mbrojtësi i Partizanit, doli sot para mediave për të folur për duelin kundër Teutës. Pas ndeshjes me Laçin ai ka pasur një dëmtim dhe ende nuk dihet nëse do të luajë ndaj durrsakëve.

“Përsa i përket gjendjes fizike, ende nuk jam në formën time optimale pasi kam ardhur pas një pauze pushimi dy mujore. Mendoj që duhet të kap formën time fizike, pasi akoma nuk jam në 100% tim”, tha fillimisht beratasi.

Më tej ai foli për duelin me Teutën: “Nga vjet, këtë vit diferencat janë të mëdha. Me Teutën sezonin e kaluar luftonim për titull, ndërsa këtë vit të dy ekipet luajnë për të kapur një vend në Europë.

Ne nesër duhet të hyjmë me mendimin vetëm për ta fituar ndeshjen. Partizani në çdo ndeshje ka si objektiv fitoren. Mendoj se ndaj Teutës duhet të japim 100% tonë, të japim maksimumin”.

Ku do e mbyllë sezonin Partizani? Bitri thotë: “Është shumë e vështirë ta parashikoj, sepse kampionati ka ende 18 ndeshje për të luajtur, janë edhe 54 pikë në lojë. Mendoj se synimi i Partizanit këtë vit është Europa dhe ne duhet ta arrijmë këtë objektiv”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!