Bitcoin, një realitet i ri? Kane: Shumë turistë i kanë shkëmbyer në Shqipëri. Civici: S’ka kurs ligjor të shkëmbimit të kësaj valute

schedule20:52 - 8 Mars, 2024

schedule 20:52 - 8 Mars, 2024

Eksperti për kriptomonedhat, Dorian Kane thotë se monedha virtuale Bitcon tanimë është kthyer në një realitet të ri.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Kane u shpreh se shumë turistë të huaj kanë shkëmbyer Bitcon dhe monedha të tjera virtuale në Shqipëri.

Dorian Kane: Deri tani kemi parë që ka shumë të rinj që kanë marrë njohuri për Bitcoin, dhe kam parë që shumë po mundojnë të spekulojnë me çmimet dhe të investojnë. Është një ide që po shitet që ti mund të bësh para në një kohë të shpejtë dhe është e sigurt si investim. Por në të vërtetë nuk ndodh gjithmonë në këto raste. Mund të humbasësh. Bitcoin ka një cikël, çdo 4 vjet. Tani po hyn në një cikël të ri. Më vonë nuk ka njerëz që të blejnë Bitcoin. Ai që është i zgjuar, i tërheq në kohë. Ai që ngel për në fund, mban humbjet e gjithë të tjerëve. Ne kemi ligjin në Shqipëri, shumë të huaj e dinë.

Gjatë bisedave që kam pasur me të huaj, më kanë thënë që kishin monedha Bitcoin, i kishin shkëmbyer në Shqipëri. Nuk do të thoja i paligjshëm, ligji është. Pjesa e shkëmbimit mud të bëhet, një ligj është. Duhet të paguajë taksa për atë shkëmbi, atëherë po, është e paligjshme, nëse nuk paguhet taksa. Turistët janë të lirë. Në vende të tjera bëhen shkëmbime. Një treg inormal në Shqipëri është pranuar.

Ndërsa eksperti për ekonominë, Adrian Civici deklaroi se në Shqipëri, kripotmonedha nuk është e autorizuar të përdoret.

Sipas tij, nuk ka një kurs ligjor të shkëmbimit të kësaj valute në vendin tonë.

Adrian Civici: Duhet të kemi parasysh që në Shqipëri kripotmonedha nuk është e autorizuar të përdoret, siç është në vendet e tjera. Deri tani nuk ka pasur asnjë platformë shkëmbimi që të jetë i licenuar për t’u zhvilluar në Shqipëri. Arsyeja kryesore është siguria kibernetike. Deri tani nuk është krijuar. Ata që vijnë, turistët, me 10 milionë turistë, është normale që një pjesë të pagesave t’i bëjnë në Bitcoin, siç i bëjnë në vendet e tyre.

Mund të ketë edhe sportele të veçanta ose struktura ku mund të shkëmbesh kriptomonedha në euro, apo e kundërta. Nuk e di nëse ka këtu pika të zyrtarizuara. Kursi i tyre ekziston, unë nuk e di sa restorante, hotele pranojnë që pagesat të bëhen me kriptomonedha të ndryshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!