Bisedimet Turqi-Greqi, shefi i NATO-s: Përparim i mirë për të shmangur incidentet në det ose ajër

schedule17:15 - 23 Shtator, 2020

schedule 17:15 - 23 Shtator, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se ka pasur një progres të mirë në bisedimet teknike mes Turqisë dhe Greqisë për konfliktin për detin në Mesdheun Lindor.

Ai tha se mes dy palëve ka pasur takime edhe në selinë e NATO-s, por pret që tashmë të ulen akoma tensionet për të shmangur përshkallëzimet, që mund të çonin në përplasje.

Përpjekjet gjermane dje çuan në një marrëveshje mbi kontaktet, të cilën unë e mirëpres. Bisedimet po vazhdojnë, është bërë përparim i mirë. Këto janë bisedime teknike. 

Ka pasur gjashtë takime këtu në selinë e NATO-s midis Greqisë dhe Turqisë. Qëllimi është krijimi i një mekanizmi të de-përshkallëzimit për të shmangur incidentet në det ose në ajër” tha ai. db/ Abcnews.al