Bisedimet për qeverinë e re/ Camaj: Tentativa për bërë pjesë një grup pro serb

schedule16:15 - 23 Shtator, 2023

schedule 16:15 - 23 Shtator, 2023

Deputeti i Podgoricës, Nikollë Camaj ka folur për bisedimet për qeverinë e re të Malit të Zi. Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai u shpreh se janë në pritje për të pasur zhvillime të reja pasi kreu i shtetit aktualisht ndodhet në Kombet e Bashkuara, ku dhe shkëmbyer bisedime me personalitete të ndryshëm ndërkombëtarë.

Camaj ka theksuar se janë në tentiva për futjen në qeverinë të një grupi pro serb, por që nuk është konfirmuar ende.

Ka kaluar vetëmë një muaj nga dhënia e mandatit dhe mandatari la natyrisht 90 ditë në dispozicion dhe si duket nuk është ngutur tepërt me bisedime, se ka ditë që nuk ka asnjë risi në këtë drejtim. Përpos trysnime, bindja jonë është se edhe vetë fakti që bindja jonë është se kemi dhe deligacionin shtetëror në Uashington këto ditë, edhe kryeministrin dhe kryetarin aktual. Jemi në pritje dhe mendoj se do të kemi zhvillime të reja vetëm në kohën kur kreu shtetëror të kthehet nga rrugëtimi ku ishte në Kombet e Bashkuara. Mirëpo, kishte rast për të biseduar me shumë njerëz dhe me shumë personalitete, sidomos nga Europa dhe Amerika, të cilët janë të interesuar për rrjedhat politike në Mal të Zi dhe mbi të gjitha janë të interesuar për kursin euroatlantik të Malit të Zi, respektivisht që qeveria e re të deformohet në frymën e asaj që është kursi euroatlantik. Këtu ka pasur tentativa që të futet në qeveri dhe një grup që të trajtohet si pro serb, madje dhe pro rus, që do të paraqitesh në këtë moment një element të padëshirueshëm për atë ç’ka janë dëshirat e Malit të Zi. Madje, thonë se dhe ky subjekt politik, ky kualicion i partish serbe, ka nënshkruar principet që i ka mandatari. Megjithatë, nuk mjafton që me këto principe t’i kemi pjesë të ekzekutivit”, u shpreh ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!