Bisedimet për eksportin e grurit nga Ukraina, del fotoja nga takimi i delegacioneve në Stamboll

schedule17:27 - 13 Korrik, 2022

schedule 17:27 - 13 Korrik, 2022

Delegacionet nga Ukraina, Rusia dhe Turqia po takohen sot në Stamboll për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për të rifilluar eksportet e sigurta të grurit të Ukrainës nga porti kryesor i Detit të Zi, Odesa.

Lexo edhe: Një rrugëdalje për grurin, cilat janë portet që Ukraina po përdor për të rifilluar eksportet

Pak minuta më parë është publikuar edhe një foto nga takimi, ndërsa nuk janë bërë ende me dije detaje të bisedimeve.

Ministri i Jashtëm ukrinas, Dmytro Kuleba ka thënë më herët gjatë ditës se një marrëveshje për grurin është në fazën përfundimtare, teksa Ukraina shpreson të përshpejtojë eksportet përmes rrugëve të rihapura nga lumi Danub, mes bllokadës ruse ndaj porteve kryesore të Detit të Zi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!