Bisedë telefonike me Cameron/ Begaj: Diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të NATO

schedule19:02 - 22 Maj, 2024

schedule 19:02 - 22 Maj, 2024

TIRANË- Kreu i Shtetit Bajram Begaj, ka reaguar, pas bisedës telefonike të zhvilluar me Sekretarin e Jashtëm Britanik David Cameron. Ai thekson se kanë diskutuar për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO.

Po ashtu, presidenti Begaj thotë se ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për kontributin që ajo ka dhënë për vendin tonë në mbrojte, siguri kibernetike, dhe për shumë çështje të tjera si në polici dhe në reformën gjyqësore.

“Kisha një telefonatë sot me Zotin David Cameron, Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit.Ne diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s.  Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin.  Rritja e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR vlerësohet veçanërisht”, shkruan Begaj./ abcnews.al