Bisedë me Al-Khelaifin dhe dëshirë e plotësuar, PSG mund Realin për Alaba

schedule17:41 - 1 Mars, 2021

schedule 17:41 - 1 Mars, 2021

Dihej edhe më parë, por para pak ditësh mësuam zyrtarisht se David Alaba do të largohet nga Bayern Munchen në verë si lojtar i lirë dhe mund të nisë që tani negociatat me klubet e tjerë për të vijuar karrierën e tij.

Real Madrid është klubi më i përfolur për të afruar austriakun, por PSG së fundmi mësohet të ketë bërë hapa më konkretë përpara. Sky Germany raporton se presidenti i nënkampionëve të Europës, Nasser Al-Khelaifi ka pasur një bisedë kokë më kokë me Alaba.

Mësohet se ai i ka pasqyruar projektin e klubit për të dhe i ka bërë një ofertë konkrete, detajet e së cilës për momentin nuk janë zbuluar. Një tjetër fakt që e bën Alaban të zgjedhë PSG është edhe pozicionimi në fushë.

 

Te Real Madrid ai ka mundësinë të luajë vetëm në qendër të mbrojtjes, ku do zëvendësonte një mes Varane dhe Ramos, që pritet të largohen në verë. Vendi i Kroos apo Casemiro është thuajse i paprekshëm. Te PSG Pochettino do tundohej nga një dyshe Verrati-Alaba para mbrojtjes. /abcnews.al