Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biseda Mitsotaki-Trump me pajisje speciale nga DASH, çfarë përdori siguria amerikane

schedule14:32 - 27 Gusht, 2020

schedule 14:32 - 27 Gusht, 2020

Tensioni midis Greqisë dhe Turqisë ishte rasti që Presidenti i SHBA Donald Trump të kontaktojë me Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan.

Thirrja telefonike me Kryeministrin Grek u bë me një shkallë sigurie shumë të lartë dhe kjo u pa nga pajisja telefonike e përdorur nga Kyriakos Mitsotakis.

Siç shihet në fotot e publikuara, celularët mbanin në anën e pasme stemën e SH.B.A-së, e cila shkruante: “Vëmendje, Pronë e Qeverisë së SHBA”.



Thuhet se telefoni ishte vendosur në dispozicion nga ambasada amerikane, për të siguruar konfidencialitetin e bisedës mes Trump dhe Mitsotakis raporton abcnews.al.

 

Por çfarë diskutuan të dy udhëheqësit?

Kryeministri Grek ngriti shqetësimin për çështjen e veprimeve destabilizuese të Turqisë , të cilat rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e gjerë dhe testojnë kohezionin e NATO-s.

Mitsotakis theksoi se Greqia është e gatshme të kontribuojë në mënyrë thelbësore në de-përshkallëzimin, me kusht që Turqia të ndalojë menjëherë veprimet e saj provokuese.

Ndërkohë në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë bisedës telefonike me Kryeministrin Grek, shprehu shqetësimin e Uashingtonit për tensionet e përshkallëzuara mes Greqisë dhe Turqisë, dy aleatët e NATO-s, në Mesdheun Lindor.

“Presidenti Trump ka ripohuar se Greqia dhe Turqia duhet të përfshihen në dialog, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur dallimet e tyre”, tha Shtëpia e Bardhë.

Në këtë deklaratë thuhet se të dy udhëheqësit diskutuan çështje të rëndësishme bilaterale dhe rajonale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!