Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Meta kthehet në Apel/ Gjykata e Lartë prish vendimin për masën “arrest në burg”

schedule15:16 - 23 Prill, 2026

schedule 15:16 - 23 Prill, 2026

Për herë të parë Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm lidhur me vendimin e masës së sigurisë arrest në burg ndaj ish presidentit Ilir Meta.

Treshja e gjyqtarëve e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala pasi morën në shqyrtim rekursin e paraqitur nga Meta, vendosën të prishin vendimin e shkallës së dytë të gjyqsorit dhe të rikthejnë çështjen për rishqyrtim me të njëjtën trupë gjykuese.

Gjykata e Lartë publikoi vetëm vendimin, pa dhënë arsyetim, megjithatë shkak dyshohet të ketë qenë një gabim procedural i gjyqtares Daniela Shirka, e cila në datë 30 janar 2026 vendosi të linte në fuqi vendimin e GJKKO.



Pasi të zbardhet vendimi nga shkalla e tretë e gjyqsorit, Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë edhe njëherë ankimin e ish presidentit për masën e sigurisë. E njëjta trupë gjykuese e Gjykatës së Lartë rrëzoi një tjetër rekurs të Ilir Metës, atë të pezullimit të afateve të paraburgimit.

Bëhet fjalë për një vendim të dhënë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion , e cila u la në fuqi edhe nga Apeli në 30 janar të këtij viti për pezullimin e afateve të paraburgimit të Ilir Metës.

Ky i fundit mbahet në qeli që prej tetorit të vitit 2024, si person që dyshohet nga Prokuroria e Posaçme për tre vepra penale, atë të korrupsionit pasiv në tre raste, mos deklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim parash.

Meta së bashku me ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehur të tjerë po gjykohen në GJKKO, teksa çështja ndaj tyre kalon në fazë themeli në 27 prill.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!