“Biri” i jep çmimin kombëtar të Letërsisë për vitin 2020 shkrimtares Flutra Açka

schedule17:16 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 17:16 - 20 Dhjetor, 2021

Nga Leontina Nika

Qendra Kombëtare e Librit dhe leximit  Ditën e ktheu ditën në natë. Mesditën e së hënës në një sallë me qirinj e drita të fikura, për ti përngjarë mbrëmjes gala u ndanë çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2020. Si rrallë ndonjëherë pjesa më e madhe e fituesve nuk ishin të pranishëm në ceremoni.

“ Biri”, romani i Flutra Açkës me nota, autobiografike shpallet fitues i çmimit  të madh për 2020. Shkrimtarja nuk ishte pranishme në ceremoni, çmimi u tërhoq nga mikja e saj Rezarta Reçi.

“Një moment emocional edhe për mua në vend të shkrimtares që ka fituar çmimin e librit ‘Biri’ sepse ajo vërtet ka arritur ta përballojë fizikisht shkruarjen e librit duke shkulur mish nga mishi i saj  dhe duke dhënë të gjithë dashurinë për ta shkruar këtë libër si një dëshmi e forcës së saj për ta sjellë birin edhe këtu mes nesh”,- thotë ajo.

Kryetari i jurisë Mehmet Kraja e vë theksin tek rëndësia e çmimeve në aspektin promovues, por cmimi nuk është matësi i vërtetë i autorit më të mirë

“Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë”, e Artan Fugës u shpall vepra më e mire eseistike, studimore dhe publicistike, edhe në këtë rast autori nuk ishte i pranishëm

E njëjta situate edhe në rastin e poetit të vitit Bardhyl Londo për arsye shëndetësore nuk ishte prezent, por vepra e tij “Prilli i hidhur “u vlerësua nga juria mes 5 kandidaturave. Përkthyesi i vitit u shpall Granit Zela për romanin “Lepur Vrapo” të autorit John Updike, as ky nuk mori pjesë në ceremoni. Ndërkohë që e vetmja pjesëmarrëse nga fituesit ishte Persida Asllani e cila  për librin  “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin 1001 dritareve” i jep çmimin për letërsinë për fëmijë.

Pas debateve në rrjetet sociale, për garimin mes të gjallëve dhe atyre që nuk jetojnë më. Ministria e Kulturës shpalli çmimin honorifik “Muza”,  me të cilin nderoi poetin e ndarë nga jeta këtë vit  Petrit Rukën. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!