Birësimi i fëmijëve të sëmurë/ Në Shtëpinë e Foshnjes në Tiranë, nuk ka kërkesa

schedule15:51 - 21 Prill, 2024

schedule 15:51 - 21 Prill, 2024

Në Shtëpinë e Foshnjes në Tirane, ka vazhdimisht kerkesa per te biresuar femijë te braktisur qe kane gjetur strehe ne këtë institucion shtetëror. Por aktualisht asnjë nga foshnjat qe ndodhen aty nuk kerkohet nga prinder shqiptare apo te huaj, per shkak te problemeve shëndetësore që kane.

Në Komitetin Kombetar të Birësimeve, për momentin 50 çifte kanë paraqitur kërkesat për të birësuar një foshnje.

“Aktualisht janë 50 çifte që kanë përfunduar të gjithë proçedurat për të birësuar një fëmijë. Ne kemi vetëm fëmijë të sëmurë të cilët janë në pritje për një familje birësuese. Ata janë të vetmit që kanë ngelur në listat tona të pritjes. Janë fëmijë që për fatin tonë të keq nuk birësohen nga çifte shqiptarë, me arsyen që është e drejtë e tyre pasi kanë problematika shumë të rënda shëndetësore. Kryesisht janë çifte të huaj ata që kanë kërkesa më të larta për të birësuar një fëmijë, por përparësi kanë çiftet shqiptare”, u shpreh Ina Muka (Musaj), psikologe dhe specialiste pranë Komitetit Shqiptar të Birësimeve.

Në institucionet ku qendrojnë fëmijët e braktisur nga prindërit, ka shumë fëmijë, por deri në momentin që ata kanë kontakte me familjen e tyre, nuk mund të jepen për birësim.

“Prindërit që vijnë këtu kanë idenë që fëmijët që ndodhen në institucione janë gati për tu birësuar, por në fakt jo.  Fëmijët të cilët ndodhen aktualisht në të gjitha institucionet publike apo private, janë të interesuar nga prindërit e tyre biologjik, pra aktualisht asnjë fëmijë që ndodhet në këto institucione nuk është për birësim”.

Vitin e kaluar, 36 çifte kërkuan të birësonin një fëmijë në shtepitë e femijes ne vendin tone, por vetëm 22 femije arritën të kalonin me sukses të gjithë proçedurat e birësimit dhe te gjenin familjen ku do te jetojnë. Mosha mesatare e çifteve që birësuan një fëmijë ishte rreth 45 vjeç. Ndërkaq më të favorizuar për të birësuar një femije ishin ata çifte që zotëronin një biznes privat, ndërsa të dytët ishin arsimtarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!