Birçe: Koha nuk pret, kërkuam fitoren dhe kundër Partizanit!

schedule18:42 - 10 Nëntor, 2019

schedule 18:42 - 10 Nëntor, 2019

Trajneri i Flamurtarit, Luan Birçe, nuk i ka kursyer fjalët e mira për djemtë e tij, të cilët morën një pikë të rëndësishme përballë kryesuesve të kampionatit, Partizanit. Numri një i ekipit vlonjat foli për Supersport pas ndeshjes, ku u shpreh: “Ky ekip që sigurisht do të vinte momenti kur do të reagonte.

FLAMURTARI – “E kam përsëritur vazhdimisht te djemtë se fanella e Flamurtarit është e rëndë dhe duhet të japin gjithçka, edhe zemrën në fushë. Sot e kanë treguar. Përtej modestisë, edhe puna ime edhe e stafit tim ka qenë me lojtarë sulmues, kemi kaluar në një farë aventurë, pasi pikët na detyrojnë të bëjmë gjëra të tilla. Luajmë me 3-4 sulmues, duhet të reagonim në këtë mënyrë, koha nuk pret, prandaj edhe kundër Partizanit kërkonim të merrnim fitoren”.

MOÇKA – “Është pika ime e dobët pozicioni i portierit. Moçka ka talent, është grumbulluar edhe me kombëtaren. Është një ndër portierët më të mirë dhe i uroj suksese, të vazhdojë me këto ritme”.

SITUATA – “Nuk e parashikoj dot, nuk e di si do të vijë situata. Sot mbaruam një ndeshje të vështirë kundër Partizanit, luajmë në transfertë kundër Luftëtarit. Duam të marrim më të mirën atje. Nuk e di, ndoshta janë problemet e kundërshtarëve që vijnë më të lirshëm këtu, duke menduar se Flamurtari nuk reagon dot. Nëse mendojnë se në Vlorë do e kenë të thjeshtë dhe do të marrin gjithçka, do e kenë shumë gabim”.

TALENTET – “Rrapaj ka luajtur, vazhdon të luajë për Flamurtarin. Ka mundësi që javën e ardhshme të luajë te ekipi kombëtar. Njëkohësisht, e aktivizova edhe unë në pjesën e dytë, për të na ndihmuar. Të rinjtë e tjerë do të aktivizohen, kush e meriton fanellën do të ketë minuta”.

LUFTËTARI – “Është e kushtëzuar me Luftëtarin, nuk ka rrugë tjetër. Nëse duam të vazhdojmë garën, ndeshja me Luftëtarin është domosdoshmëri për t’u fituar”, përfundoi Birçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!