Luan Birçe, pas ndeshjes me Bylisin, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, tha: “Pjesa e parë ishte dinjitoze. Kishim epërsi në lojë. Shënuam dy gola, një u dha pozicion jashtë loje. Nuk e kam parë si ishte. U goditëm kur nuk u desh. Ndikoi në vazhdimësinë e lojës. Futbollistët ishin të paqartë, gabonin në pasime të thjeshta. Pati njëfarë acarimi. Në pushim u mundova ta qetësoja skuadrën. Na duhej të fitonim, pasi kemi nevojë për pesë pikë në këto tre ndeshje”.
“Skuadra ka prodhuar lojë. Rastet e humbura kanë qenë prezente. Na shfaqen probleme edhe në mesfushë, ka lojtarë që nuk vrapojnë shumë. Humbim topa dhe kundërshtari më pas shfaqet rrezikshëm. Gabojmë në mënyrë foshnjarake në mbrojtje dhe kjo na ka penalizuar”.
“Sot duhet te merrnim tre piket. Të shohim ndeshjet e ardhshme. Me Tiranën do mundohemi të marrim një barazim. Kundërshtari që kemi përballë, nuk më thotë diçka më shumë se Bylisi. Me Teutën është detyrim fitorja, që të arrijmë objektivin tonë”.
“Do mundohemi të ndihmojmë lojtarët në aspektin psikologjik. Kur futen në fushë duhen harruar të gjitha. Ka momente rebelimi gjatë javës. Ne duhet t’i bëjmë gati për ndeshjen. Këto janë probleme që shfaqen në ekipe pa mbështetje financiare”.
“Goli në fund pati pasoja. Të gjithë lojtarët ishim me kokën poshtë. Ndiheshin të rrëzuar psikologjikisht, U thashë fjalët e mia, por reagimi erdhi vonë. Kur u goditëm dy herë dhe më pas kaluam me te mbrojtës. Barazuam në fund, por edhe mund të fitonim. Sikurse edhe mund të humbnim”. /abcnews.al