Biogenetisti shqiptar: Po shfaqet një variant i ri, rrezikohemi nga një valë tjetër me pasoja të rënda

schedule08:17 - 20 Korrik, 2021

schedule 08:17 - 20 Korrik, 2021

Biogenetisti Luan Zyka është shprehur se po shfaqet një varianti i ri, për të cilin ende nuk ka akoma të dhëna shkencore. Në një lidhje me Skype nga Greqia për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Zyka tha se në vjeshtë bota mund të përballet me një valë tjetër të rrezikshme nga varianti Delta.

“Shkenca e biogjenetizmit po gjendet përballë një virusi shumë të rrezikshëm, pasojat e të cilit akoma nuk mund të parashikohen. Por me shpejtësinë që ka ky virus për të krijuar mutacione të mëdha që nuk kapen nga vaksinat e bën atë tejet të rrezikshëm. Franca deklaroi se kemi hyrë në valën e katërt të pandemisë dhe llogaritet që në botë nga shtatori të fillojë një valë tjetër me pasoja të paparashikueshme.

I vetmi mjet që kemi ne është vaksinimi sepse do të ndalojë përhapjen e virusit. Mutacioni favorizohet nga përhapja e virusit. Sa më shumë të përhapet aq më shumë mutacione do të pësojë. E vetmja mënyrë është vaksinimi masiv i njerëzve. Me variantin e ri të Deltës duhet të kalojë ky imunitet mbi 90 përqind në mënyrë që ky koronavirus të kufizohet.“, tha Zyka. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!