Binjakët lindën pak minuta pas tërmetit, Manastirliu: Gëzojnë shëndet të plotë

schedule18:49 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 18:49 - 3 Dhjetor, 2019

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar binjakët e ardhur në jetë pak minuta pas tërmetit të datës 26 Nëntor në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. “Bekimi dhe Armandi erdhën vërtet si bekim pak pas tërmetit që goditi vendin tonë”, shkruan Manastirliu.

Binjakët Bekim dhe Armand Metushi janë pritur nga doktoreshë Anika Dokle dhe stafi i maternitetit “Koço Gliozheni”. Aktualisht të dy bebet gëzojnë shëndet të plotë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ministrja Manastirliu falenderoi ekipin shëndetësore të maternitetit për punën dhe sakrificën e bërë për nënat dhe të porsalindurit, teksa vendi lekundej nga tërmetet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!