Bindja e Simeones: Ndodhemi në “zonën Suarez”, i zgjidh ai këto ndeshje

schedule19:15 - 15 Maj, 2021

schedule 19:15 - 15 Maj, 2021

Atletico Madrid është afër titullit kampion. Dy ndeshje kanë mbetur deri në fund, teksa “Colchoneros kryesojnë me dy pikë mbi Real Madrid dhe katër më shumë se Barcelona. Nesër luhet në shtëpi ndaj Osasunës, sfidë rreth së cilës flet Diego Simeone.

Ne ndjekim gjithmonë të njëjtën filozofi. Jemi të shqetësuar për ndeshjen me Osasunën, një ekip që po paraqitet shumë mirë. Ne do të futemi në fushë për fitore, nuk na interesojnë rezultatet e ndeshjeve të tjera.

Skuadra ka hasur disa vështirësi gjatë sezonit, por është detyra e trajnerit të gjejë zgjidhjet e duhura. Me kalimin e kohës jemi përmirësuar. Le të vazhdojmë kështu në dy ndeshjet që kanë mbetur.

Sulmi? Skuadra ka nevojë për Joao Felix. Ai është i rëndësishëm për ne, shpresoj të shprehet në mënyrën më të mirë të mundshme. Sa i përket Luis Suarez, ne jemi futur në zonën e tij. Është momenti që një lojtar vendimtar zgjidh ndeshjet.

Ai është mësuar me këto gjëra“, deklaroi trajneri argjentinas i Atletico Madrid, i cili është afër fitimit të titullit të dytë kampion në pankinën e ekipit kryeqytetas. La Liga e parë erdhi në vitin 2014. /abcnews.al