Bindja Demokratike dorëzon ankimimin për zgjedhjet e 30 Qershorit

schedule15:12 - 5 Korrik, 2019

schedule 15:12 - 5 Korrik, 2019

Bindja Demokratike dorëzoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ankimimin e procesit elektoral të 30 Qershorit. Partia më e re opozitare pretendon se ka patur shtim fiktiv të numrit të përgjithshëm të votuesve, si dhe ndryshim të votave në tavolinat e numërimit në favor të Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj.

“Hap kutitë, ose pranoje”!

Thirrjen Bindja Demokratike ai drejton atij që e ka kërkuar i pari hapjen e kutive rreth 10 vite më parë, Edi Ramës. Partia më e re opozitare ka ankimuar këtë të premte procesin elektoral të 30 Qershorit në të gjitha ato zona zgjedhore, ku ajo konkurroi me kandidatë për kryetarë ose këshilltarë bashkie. Dosja ankimore u dorëzua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga anëtari i bordit të përkohshëm përfaqësues, Fabian Topollaj.

“Objekt i ankimimit janë vetëm ato qendra votimi dhe zona zgjedhore, ku Bindja Demokratike, u lejua të marrë pjesë në garë, ndërkohë që të njëjtat probleme me zgjedhjet me siguri që kanë ekzistuar në të gjithë territorin”.

Bindja Demokratike me ankimimin e saj synon të provojë që zgjedhjet e 30 qershorit u administruan keq dhe qëllimisht nga përfaqësuesit e vetëm të njërës palë, në këtë rast të Partisë Socialiste.

“Në konstatimet e vëzhguesve të Bindjes Demokratike theksohet se ka pasur shtim fiktiv të numrit të përgjithshëm të votuesve, si dhe ndryshim të votave në tavolinat e numërimit në favor të Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj”.

Partia opozitare fton publikisht anëtarët e KQZ-së dhe Partinë Socialiste që të bëjnë transparencën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, në rast se ata janë të sigurt se nuk ka pasur deformim të vullnetit të zgjedhjeve.

“Zgjidhja është Hapja e Kutive”!/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!