Themeluesi i Microsoft Bill Gates, me një pasuri prej 90 miliardë dollarësh, kritikoi reformën fiskale të promovuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Sipas tij kjo reformë favorizon super të pasurit duke e bërë shoqërinë gjithnjë e më të pabarabartë.
Bill Gates, miliarderi themelues i Microsoft, ka sulmuar Presidentin Amerikan Trump duke e drejtuar vëmendjen nga vetja. Ai u shpreh se duhet të paguajë më shumë taksa dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë dhe super të pasurit si ai.
Kritikat u bënë gjatë një interviste për CNN, duke iu referuar reformës fiskale të miratuar nga presidenti, që ul taksat për sipërmarrjet e mëdha dhe individët. Një reformë kundër së cilës po rreshtohen pjesa më e madhe e opinionit publik amerikan, sipas të cilës në këtë tekst mungojën barazia dhe largpamësia
Bill Gates, i cili ka një pasuri prej më shumë se 90 miliardë dollarësh tregoi se kishte paguar më shumë se 10 miliardë dollarë taksa, më shumë se kushdo tjetër:
“Por pavarësisht kësaj shteti duhet të më kërkojë mua dhe personave në të njëjtin nivel pasurie që të paguajnë më shumë. Kjo nuk është një reform progresove por regressive.”
Gates shtoi se më të favorizuarit do të jenë super të pasurit pavarësisht se republikanët e kanë servirur ligjin si një shërbim për klasën punëtore
“Më të pasurit do të kenë më shumë përfitime në krahasim me shtresën e mesme dhe të varfërot. Po ecim në drejtim të kundërt të logjikës.”
Gates vuri theksin të rritja e pabarazisë mes shtresave shoqërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
“Kemi një të gjashtën e popullsisë që jeton në një kushte të turpshme dhe qeveria duhet të shtrojë pyetjen se pse nuk po bëhet diçka më shumë për ‘ta”./abcnews.al