Biletat në tregun e zi, masa të rrepta sigurie në portat hyrëse!

schedule17:41 - 17 Nëntor, 2019

schedule 17:41 - 17 Nëntor, 2019

Shpeshherë në Shqipëri, në ambientet rreth e rrotull stadiumi shiten bileta nga persona të paautorizuar, sidomos në evenimente madhore. Sot, është ndoshta evenimenti më madhor në historinë e futbollit shqiptar, pasi kuqezinjtë tanë luajë kundër kampionëve të botës, Francën, në ndeshjen e parë zyrtare të stadiumit të ri kombëtar, “Air Albania”.

Interesimi për këtë sfidë, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe 22 mijë biletat janë shitur menjëherë. Shumë tifozë kanë mbetur pa biletë dhe janë afruar rreth e rrotull stadiumit, me shpresën se do të gjejnë ndonjë biletë të fundit në tregun e zi, madje dhe duke paguar një shumë më të madhe se ajo fillestare.

Megjithatë, tregu i zi nuk do të funksionojë për këtë sfidë, pasi në “Air Albania”, hyrja do të jetë me mjet identifikimi. Çdo person që ka blerë biletë për Shqipëri-Francë,  ka shkruar emrin dhe mbiemrin e tij, çka e bën të pamundur rishitjen e kësaj bilete./abcnews.al

Dita e parë e shitjes së biletave, radhët shumë të gjata në biletashitëset e autorizuara

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!