Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bild” fshiu shkrimin për Bashën, Taulant Balla: Gënjeu publikun për lobimin e PD

schedule11:58 - 20 Janar, 2020

schedule 11:58 - 20 Janar, 2020

Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla u pyet nga gazetarët për shkrimin e “Bild” që u fshi. Balla tha për gazetarët se nuk ka asnjë qëndrim për këtë çështje, ndërsa theksoi se lideri i PD gënjeu publikun për lobimin e PD.

Gjithashtu Balla theksoi se në mbledhje u diskutua për dy komisione të Posaçme.



“Kuvendi do të përmirësojë legjislacionin shqiptar sa i përket ndërtimit, ka nevojë për më shumë kontroll për ti dalë përpara çdo lloj problematike. Konferenca e kryetarëve kishte disa çështje ku u diskutuan për dy komisione të Posaçme. njëra prej kërkesave të opozitës bie ndesh me rregulloren e Kuvendit për shkak se Kuvendi i Shqipërisë e ka një komision. Është shumë e nevojshme që Kuvendi të ushtrojë në mënyrë të vijueshme”, tha Balla.

I pyetur për shkrimin e “Bild” që u fshi Balla tha për gazetarët se nuk ka asnjë qëndrim për këtë çështje.

“Pandëshkueshmërisë media botërore i kushton vëmendje, janë publikuar kontrata që mbajnë firmën e Lulzim Bashës. Basha gënjeu publikun për lobimin e PD. Janë disa gazeta të mëdha botërore që shkruajnë për këtë çështje. Unë do të ripostoj çdo shkrim i cili vë gishtin në një plagë. PD të shpjegojë se pse emri i saj gjendet në librat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për këtë çështje. Financimi i partive politike duhet të jetë transparent”, tha Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!