Analisti, Artur Zheji, i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në ABC News me gazetaren, Juli Krisafi, tha se përdorimi i bilbilave nga ana e opozitës në parlament, është një përsëritje e asaj që Rama bënte kur ishte në opozitë, duke mos ofruar asgjë të re.
Në lidhje me mungesën e Ramës në kuvend, Zheji u shpreh se kryeministri ka marrë kohë, pasi çështja në të cilën është përfshirë është sensitive.
“Përdorimi i bilbilave është një përsëritje e asaj që bënte Rama kur ishte në opozitë, nuk ka asgjë të re.
Sa i përket shfaqjes së Ramës, mendoj që Rama ka kërkuar të fitojë kohë. Mungesa e tij në kunvend ka qenë edhe e justifikuar edhe e pajustifikuar.
Duke qenëse është çështje sensitive, ka menduar të mbajë një profil të ulët, sepse çdo fjalë do të përkthehej dhe do të transmetohej në SHBA.
Sa i përket presionit të Berishës për 3 marsin, Zheji theksoi se kjo është një diçka e pafshehur tanimë, sipas tij nëse Apeli ia jep vulën Alibeajt, ajo ç’ka do të vijë më pas është e vështirë për t’u parashikuar, pasi Berisha nuk ka mbështetje të madhe nga pas.
“Normalisht, përtej fakti që opozita është në të drejtën e vet të përdorimit të këtij rasti për të krijuar tension. 3 marsi është një çështje e madhe. Këtu është një presion i pafshehur, Berisha ka thënë më shumë se kaq, e pamë çfarë beri në 8 janarin e kaluar.
Ende nuk ka mbaruar lufta për pushtet brenda PD-së. Rama po përdoret si tabelë për elektoratin.
Kërcënimet e doktorit në rast se Apeli vendos kundër nuk mbrohen nga numra të shumtë. Ai do të donte ta destabilizonte vendin., për t’i treguar ndërkombëtarëve se ai vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm në Shqipëri dhe duhet të merret seriozisht”, tha Zheji.
Në fund ai theksoi se revolucion nuk do të ketë, ndërsa do të shohim çfarë do të ndodhë pas datës 3, pasi sipas tij doktori po e mban mirë situatën në tension.r.t/abcnews.al


