Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bilanci tragjik nga Italia, 627 persona humbin jetën brenda ditës

schedule18:13 - 20 Mars, 2020

schedule 18:13 - 20 Mars, 2020

Vazhdon të shtohet me ritme të frikshme numri i personave të infektuar dhe atyre që ndërrojnë jetë brenda ditës në Itali.

Vetëm gjatë ditës së sotme, vendi fqinj ka regjistruar 5,986 raste të reja ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 47,021. Ndërsa brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 627 persona. Numri total i viktimave është rritur tashmë në 4,032.

Bilanci tragjik bën që Italia të mbajë vendin e parë në botë sa i përket jetëve që ka marrë koronavirusi. Në vendin e dytë mbetet Kina që numëron 3,248 viktima. Nga ana tjetër, numri i personave që janë shëruar tërësisht në Itali është 5,129.



Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi. Situata nuk duket fare e mirë edhe në Spanjë e Gjermani që mbajnë përkatësisht vendin dytë dhe të tretë si vendet më të prekura nga pandemia në kontinentin e vjetër. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!