Bilanci tragjik i luftës, 226 fëmijë janë vrarë dhe 420 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit

schedule10:25 - 13 Maj, 2022

schedule 10:25 - 13 Maj, 2022

Të paktën 226 fëmijë janë vrarë dhe 420 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme në përditësimin e saj të përditshëm bëri me dije se shifrat e publikuara mund të ndryshojnë pasi janë ende duke u zhvilluar hetimet edhe në rajonet të cilat aktualisht po sulmohen nga forcat ruse.

Ndërkohë dyshohet se numri i fëmijëve të vrarë mund të jetë edhe më i lartë. Ndër të tjera për shkak të bombardimeve të vazhdueshme , rreth 1721 institucione arsimore u dëmtuan dhe 139 të tjera u shkatërruan plotësisht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!