Dy mjekë të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Itali. Kështu numri i mjekëve që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në vend është rritur në 73.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Kombëtare e Urdhrit të Kirurgëve dhe Stomatologëve. Sipas raportimeve të mediave vendase, dy mjekët që humbën jetën së fundmi ishin njëri kardiolog ndërsa tjetëri mjek i përgjithshëm, shkruan abcnews.al
Italia mbetet vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në Evropë me 115,242 të infektuar dhe 13,915 viktima. Ndërsa, sa i përket numrit të viktimave, shteti fqinj radhitet në vendin e parë.
Numrin më të madh të të infektuarve e kanë SHBA-të me 245,442 të infektuar dhe Spanja me 117,710 të sëmurë. /abcnews.al/