Bilanci i zi i korrikut: 310 të plagosur nga aksidentet

schedule17:04 - 6 Gusht, 2022

schedule 17:04 - 6 Gusht, 2022

Shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara apo mungesa e sinjalistikës kanë shkaktuar rritje të numrit të aksidenteve. Rritje ka pasur dhe numri i të plagosurve.

Gjatë periudhës së verës, urgjenca e Traumës përballon një fluks të shtuar të aksidentuarish.

Vetëm në korrik numri i të plagosurve që janë trajtuar në këtë spital është rritur me 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Zamir Demiraj kirurg në spitalin e Traumës thotë se vetëm në këtë muaj u paraqitën 310 të dëmtuar nga aksidentet.

“Kemi rreth 310 raste të aksidenteve automobilistike të paraqitur në spital. Nëse do të krahasojmë me një vit më parë në periudhën janar-korrik apo vetëm thjesht muajin korrik kemi një rritje të numrit të aksidenteve”, tha mjeku.

Mjeku thotë se 20-30 vjeçarët janë ata që shfaqin dëmtimet më serioze. Sipas tij kjo grup moshë është më e padisiplinuar në drejtimin e mjetit.

“Për sa i përket grup moshave rastet me aksidente automobilistike janë kryesisht moshat e reja, 20-30 vjeçarët”, tha ai.

Fatmirësisht numri i vdekjeve është ulur në spitale. Për periudhën Janar- Korrik te trauma humbën jetën 21 persona. /Abcnews.al/