Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani koronavirusi u ka marrë jetën më shumë se 20,000 personave në Iran.
Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë në vend.
Në një deklaratë të dhënë për mediat, zëdhënësja Sima Sadat Lari u shpreh se vdekjet e lidhura me koronavirusin në vend kanë arritur në 20,125, ndërsa 2,444 raste të reja janë regjistruar në 24 orë.
Ndërkaq numri total i rasteve të konfirmuara në vend ka arritur në 350,279 ndërsa 3,868 persona raportohet të ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv në spitale.
Kujtojmë këtu se Irani kohëve të fundit ka regjistruar një rritje domethënëse të numrit të të infektuarve me koronavirus.
Rastet me Covid-19 janë rritur në mes të muajit maj dhe kanë vijuar të shtohen pavarësisht rivendosjes së disa masave kufizuese. /abcnews.al/