Bilanci/ 5 500 shtëpi dhe 550 pallate të dëmtuara rëndë: Dëme kolosale nga tërmeti i 26 nëntorit

schedule15:13 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 15:13 - 4 Dhjetor, 2019

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda bëri me dije bilancin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që shënoi edhe 51 viktima.

Janë 5 514 shtëpi të dëmtuara rëndë në Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër dhe Elbasan. Pallate të dëmtuara rëndë: 558 në total, prej të cilave 35 në Tiranë,  461 në Durrës, 56 në Lezhë, 4 në Kukës dhe 1 në Dibër 1 në Elbasan.

Pallate të dëmtuara rëndë: 558

Shkolla të dëmtuara janë  28, prej të cilave 11 në Tiranë, 5 në Lezhë, 3 në Kukës, 9 në Elbasan. Por, Voda nuk dha informacion se sa është numri i shkollave të dëmtuara në qarkun e Durrësit.

Deklarata e plotë:

Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës deri në orën 13:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA E RE DISPEÇER

Më lejoni të përsëris edhe njëherë se në dispozicion të qytetarëve në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë, për çdo nevojë, janë në funksion tre numrat e gjelbër:

  • 0694114100
  • 0694114101
  • 0694114040

DËME NË BANESA

Për qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër janë bërë këto verifikime deri më sot, datë 4 dhjetor 2019:

Shtëpi të shembura:                       1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë:   5514 (Durrës 3838, Tiranë 1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë:    3569 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Tiranë 35, Durrës 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë:    337 (Tiranë 330, Elbasan 7)

Pallate të pabanueshme:          20 (Tiranë)

Shkolla të dëmtuara:                   28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë).

Biznese të dëmtuara:                     146 (Tiranë).

Qendra shëndetësore:                  2 (Tiranë 1, Kukës 1).

AKOMODIMI
3975 qytetarë gjithsej
të akomoduar në strukturat hoteliere për qarqet Lezhë dhe Durrës.

2669 qytetarë në strukturat hoteliere Durrës:              

  • FAFA………………………..448
  • ALER………………………..135
  • IBISA………………………..324
  • ETER………………………….87
  • PAMEBA……………………83
  • VALA……………………….100
  • DIAMMA………………….357
  • KOLAVERI……………….487
  • BONITA……………………175
  • PISHAT E BUTA…………98
  • DOLCE VITA…………… 250
  • ARAGOSTA………………..33
  • KASA………………………….92

1306 qytetarë në strukturat hoteliere Lezhë:

  • FROJDI…………………….130
  • RAFAELO…………………831
  • ERMIRI…………………….345

PUNA NË TERREN

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të situatës për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si në vijim:

23 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat:

9 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;

14 objekte në Bashkinë Durrës.

Aktualisht po përgatiten për prishje dy objekte në Durrës:

1 objekt 3-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;

1 objekt 5-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;

Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, Durrës.

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

  • Në objektin afër kompleksit “Tropikal
  • Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës
  • Në Kompleksin “Miramare”
  • Në hotel “Vila Verde”
  • Në ndërtesën e Familjes Lala në Kënetë
  • Në objektin te Rr. “Bashkimi”, Durrës
  • Në objektin te Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës.

Në Thumanë:

Aktualisht po përgatitet të prishet Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”, objekt 2-katësh.

VULLNETARËT

Deri më sot, janë regjistruar për të ofruar ndihmë 302 vullnetarë dhe 18 OJF.