Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda bëri me dije bilancin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që shënoi edhe 51 viktima.
Janë 5 514 shtëpi të dëmtuara rëndë në Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër dhe Elbasan. Pallate të dëmtuara rëndë: 558 në total, prej të cilave 35 në Tiranë, 461 në Durrës, 56 në Lezhë, 4 në Kukës dhe 1 në Dibër 1 në Elbasan.
Pallate të dëmtuara rëndë: 558
Shkolla të dëmtuara janë 28, prej të cilave 11 në Tiranë, 5 në Lezhë, 3 në Kukës, 9 në Elbasan. Por, Voda nuk dha informacion se sa është numri i shkollave të dëmtuara në qarkun e Durrësit.
Deklarata e plotë:
Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës deri në orën 13:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.
QENDRA E RE DISPEÇER
Më lejoni të përsëris edhe njëherë se në dispozicion të qytetarëve në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë, për çdo nevojë, janë në funksion tre numrat e gjelbër:
- 0694114100
- 0694114101
- 0694114040
DËME NË BANESA
Për qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër janë bërë këto verifikime deri më sot, datë 4 dhjetor 2019:
Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)
Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5514 (Durrës 3838, Tiranë 1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)
Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3569 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)
Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Tiranë 35, Durrës 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)
Pallate të dëmtuara lehtë: 337 (Tiranë 330, Elbasan 7)
Pallate të pabanueshme: 20 (Tiranë)
Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).
Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë).
Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë).
Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1).
AKOMODIMI
3975 qytetarë gjithsej të akomoduar në strukturat hoteliere për qarqet Lezhë dhe Durrës.
2669 qytetarë në strukturat hoteliere Durrës:
- FAFA………………………..448
- ALER………………………..135
- IBISA………………………..324
- ETER………………………….87
- PAMEBA……………………83
- VALA……………………….100
- DIAMMA………………….357
- KOLAVERI……………….487
- BONITA……………………175
- PISHAT E BUTA…………98
- DOLCE VITA…………… 250
- ARAGOSTA………………..33
- KASA………………………….92
1306 qytetarë në strukturat hoteliere Lezhë:
- FROJDI…………………….130
- RAFAELO…………………831
- ERMIRI…………………….345
PUNA NË TERREN
Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të situatës për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si në vijim:
23 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat:
9 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;
14 objekte në Bashkinë Durrës.
Aktualisht po përgatiten për prishje dy objekte në Durrës:
1 objekt 3-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;
1 objekt 5-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;
Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, Durrës.
Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:
- Në objektin afër kompleksit “Tropikal
- Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës
- Në Kompleksin “Miramare”
- Në hotel “Vila Verde”
- Në ndërtesën e Familjes Lala në Kënetë
- Në objektin te Rr. “Bashkimi”, Durrës
- Në objektin te Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës.
Në Thumanë:
Aktualisht po përgatitet të prishet Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”, objekt 2-katësh.
VULLNETARËT
Deri më sot, janë regjistruar për të ofruar ndihmë 302 vullnetarë dhe 18 OJF.