Më shumë se 258,930 raste infektimi dhe 11,129 të vdekur u regjistruan sot në 163 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i pandemisë.
Shifrat përditësohen çdo ditë, ndërsa sot janë regjistruar 1 303 vdekje të reja dhe 26 250 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë njoftuar më shumë për raste të reja vdekjeje në 24-orët e fundit janë Italia me 627 vdekje, Spanja me 235 dhe Irani me 149.
Kina duke përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos regjistroi gjithsej 80 976 raste, përfshirë 3 248 vdekje dhe 71 150 të shëruar.
Ndërsa, 48 raste infektimi dhe 3 vdekje u njoftuan midis të enjtes dhe të premtes.
Që nga dita e djeshme, Peru, Serbia, Gabon kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19. Ndërsa, Haiti, Kepi i Gjelbër, Madagaskari, Ishujt e Virgjër Amerikanë, njoftuan rastet e para të infektimit.
Shifrat:
Azia – 94 735 raste (3 432 viktima).
Europa – 122 707 raste (5 976 viktima).
Lindja e Mesme – 22 110 raste (1 452 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 14 927 raste (214 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 2 633 raste (25 viktima).
Oqeania 917 raste (7 viktima).
Afrika – 907 raste (23 viktima).