Bilanci i fazës së parë, kush janë 20 të paprekshmit e Superiores

schedule17:17 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 17:17 - 22 Dhjetor, 2020

Faza e dytë e Superiores nis ditën e nesërme. Xhiroja e parë me 9 përballje u mbyll me Vllazninë në krye të kampionatit, ndërkohë që tashmë që bëhet bilanci i shifrave vihet re se deri më tani janë 20 futbollistë që nuk kanë humbur asnjë minutë.

810 minuta në fushë për nëntë portierë të Superiores. Vetëm te Kukësi ka pasur lëvizje, me Tafën që mori vendin e Xhikës. Tirana, Laçi dhe Skënderbeu janë tre ekipet e vetme që përfaqësohen me “gardianët e tyre, Bekajn, Sherrin dhe Dajsinanin, në listën e lojtarëve të “paprekshëm”.

Katër skuadra kanë nga dy futbollistë, konkretisht Kukësi (Demiri dhe Lulaj), Vllaznia (Zogovic dhe Gurishta), Bylisi (Qirko dhe Alan Henrique) dhe Kastrioti (Hidi dhe Hussein). Rekordin e ndajnë tre skuadrat e tjera, Partizani që përfaqësohet me Hoxhën, Belicën dhe Hakajn, Teuta me Frashërin, Arapin dhe Vilën, si dhe Apoloni ame Agyare, Harizaj dhe Sota. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!