Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bilanci i 24 orëve nga Covid-19: Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve, ulet i të shëruarve

schedule15:59 - 11 Tetor, 2020

schedule 15:59 - 11 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 943 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, 3 më shumë se dje. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë (një më shumë se dje), një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova. Sot janë shëruar 94 qytetarë (8 më pak se dje), duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (11 Tetor 2020)
Raste të reja ditore                         168
Të shëruar ne 24 orë                      94
Humbje jete në 24 orë                  4
Testime ditore                                  943

Testime totale                   98646
Raste pozitive                    15399
Raste të shëruara            9500
Raste Aktive                        5479
Humbje jete                          420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2854

Durrës      576

Shkodër   410

Korçë    289

Lezhë        272

Elbasan    218

Fier          244

Vlorë       196

Kukës     150

Berat      135

Dibër     78

Gjirokastër  57

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!