Ministria e Shëndetësisë tha se 447 fëmijë dhe 248 gra janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
“Rreth 447 fëmijë dhe 248 gra janë në mesin e 1,417 të vrarëve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës,” tha ministria në një deklaratë.
Sipas të dhënave, 1,417 palestinezë kanë humbur jetën dhe 6,238 janë plagosur që nga sulmet e të shtunës.
Ndërkohë numri i viktimave në Izrael ka shkuar në 1300 njerëz. Shumica prej tyre janë kryesisht civilë nga persona të armatosur të Hamasit në shtëpitë e tyre dhe në një festival.
/abcnews.al