Bilanc i frikshëm, koronavirusi “pushton” botën, shkon në 42341 numri i viktimave dhe mbi 850 000 të infektuar

schedule07:49 - 1 Prill, 2020

schedule 07:49 - 1 Prill, 2020

Pandemia COVID 19 duket se nuk ndalet, ajo vijon që të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në të gjithë botën është 42341, ku Italia është vendi më i prekur nga kjo fatkeqësi me 12,428 viktima e ndjekur nga Spanja me 8464 viktima dhe mijëra të prekur.

Ndërkohë sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i persona të infektuar ka shkuar në 859,796, ndërsa deri më tani janë shëruar deri tani janë 178,301 pacientë.

Numrin më të lartë të personave të infektuar deri më tani në botë e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 189,618 ndërsa të vdekur janë 4075.

Ndërkohë në Shqipëri deri më tani numri i personave të infektuar është 243 mes të cilëve 67 janë shëruar ndërsa 15 kanë humbur jetën. /abcnews.al