Big Basta feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e merr nga Vesa

schedule11:17 - 1 Korrik, 2020

schedule 11:17 - 1 Korrik, 2020

Sot është një moment i veçantë në familjen e këngëtares Vesa Luma dhe reperit Big Basta, pasi ky i fundit feston ditëlindjen.

Nuk kishte se si mes shumë urimesh të mungonte edhe ai i Vesës, e cila ka publikuar në Instagram një foto ku çifti shfaqen bashkë.

Këngëtarja i ka dedikuar edhe disa fjalë tepër emocionuese, duke theksuar dashurinë që ndjen për të.

“Në një ditë si kjo, lindi një djal me yll në ballë ,që u rrit me këmbë në tokë,por me mendje vizionare dhe i sigurtë për të ardhmen e tij e të familjes së vogël po me botë shumë të madhe që tashmë e kemi kriju bashkë! Unë e Liani jemi shumë me fat që te kemi! Të duam shumë! Na u bëfsh 100 pak a shumë”, shkruan Vesa.

Prej disa kohësh, çifti jeton në Zelandën e Re bashkë me djalin e tyre, ku kanë paralajmëruar se do të bëhen pjesë e tregut muzikor vendas.

https://www.instagram.com/p/CCEw1aUpbeq/?utm_source=ig_embed