Bienalja ndërkombëtare e vetëportretit bashkon në Tiranë 140 artistë

schedule10:35 - 22 Shtator, 2019

schedule 10:35 - 22 Shtator, 2019

140 piktorë shqiptar dhe të huaj bëhen bashkë në bienalen e parë ndërkombëtare të “Vetë-portretit” në Tiranë. Kuratori Helidon Haliti në një intervistë për ABC News thotë se nga monologu i artistit lind edhe dialogu mes piktorëve dhe spektatorit në muze.  

Mjeshtrat e pikturës shqiptare ata që nuk jetojnë, por edhe të gjallët sëbashku me mjeshtrat botërorë vijnë me autoportretet e tyre në edicionin e parë të bienales ndërkombëtare të vetë-portretit në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Kuratori i kësaj ekspozite piktori Helidon Haliti jep arsyet e kësaj zgjedhje.

Nuk ndodh shpesh që autoportretet e artistëve të njohur të jenë të gjithë bashkë në një ekspozitë. Që nga Guri Madhi, Sali Shijaku, Hasan Reçi, Skënder Kamberi apo Gazmend Leka.

Ata vijnë jo vetëm në mendim dhe monolog me veten, por duke krijuar edhe dialog mes tyre dhe me  spektatorin. Por nuk mungojnë edhe emrat e njohur botërorë, të cilët vijnë me realizime hiperaliste. Haliti prezantohet me një vepër dedikim të atit nga mori rrugën e artit.

Për t’i dhënë dimension më të gjerë bienales Haliti ka bërë bashkë jo vetëm autoportretet e larmishme në stile e forma, por në sallën UNESCO akuarelistë të njohur pikturojnë për së gjalli.

Ndërsa në hyrjen kryesor prezantohen punime të ndryshme në gjini të ndryshme si portret apo peisazhe në akuarel. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!