Koronavirusi po vret çdo ditë, INSTAT thotë se ka rënë numri i vdekjeve në Shqipëri

schedule14:56 - 13 Gusht, 2020

schedule 14:56 - 13 Gusht, 2020

Nga Erblina Mile

Ulet numri i personave që kanë humbur jetën në vend në pjesën e parë të këtij viti pavarësisht viktimave të shtuara nga sëmundja e Covid-19.

Të dhënat demografike të INSTAT tregojnë se në 6 muajt e parë 2020 kanë ndërruar jetë 406 persona më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë .Ndërkohë nëse bëjmë një krahasim të periudhës  prill –qershor  me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2020 rezulton 4.989, duke shënuar një rënie prej 3,1 %.

Por pavarësisht këtyre  statistikave tremujori i tretë parashikohet të ketë shifra më të larta të vdekjeve .Kjo e ndikuar nga hapja e qarkullimit dhe rritjes së aksidenteve por edhe si pasojë e shtimit të personave që ndërrojnë jetë nga COVID-19.

Në tremujorin e dytë 2020 numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me,ndërsa ai më i lartë në qarkun e Tiranës.

Rënien më të ndjeshme në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të dytë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Beratit, me 24,4 %.Ndërkohë shtesa e popullsisë në vend vijon që të pësojë rënie drastike .

INSTAT raporton se numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2020 është 6.124, duke shënuar një rënie me 8,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019.

Megjithatë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia në vend INSTAT thekson se këto shifra do të rishikohen në të ardhmen pasi raportimet nëpër zyrat e gjendjeve civile në të gjithë Shqipërinë për numrin e lindjeve dhe vdekjeve mund të mos jenë reflektuar në regjistrat përkatës.

/abcnews.al/