Bien në kontakt me minën e paplasur, plagosen 5 punëtorë në Klos

schedule09:34 - 22 Shkurt, 2018

schedule 09:34 - 22 Shkurt, 2018

Pesë punëtorë janë plagosur në në galerinë e minierës me hyrje në fshatin Shëngjun, Klos, pasi dy prej tyre ranë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin në këtë front.

Të dëmtuarit janë;
Q.L, 49 vjeç
SH.L, 32 vjeç,
R.S, 57 vjeç, (janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës,)

K.M, 31 vjeç,
B.H, 28 vjeç, po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në ndihmë të Grupit hetimor kanë shkuar ekspertët e RISHMIT, për të vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Më datë 22.02.2018, rreth orës 01-00 , në galerinë e minierës me hyrje në fshatin Shëngjun, Klos, dhe me drejtim nga qyteti i Bulqizës, gjatë punës janë dëmtuar 5 punëtorë.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se :

Grupi i punëtorëve i ndërtimit të minierës në tranverbangun e minierës gjatë punës, dy prej tyre kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin në këtë front.

Të dëmtuarit janë :
Q.L, 49 vjeç
SH.L, 32 vjeç,
R.S, 57 vjeç, (janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës,)

K.M, 31 vjeç,
B.H, 28 vjeç, po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në ndihmë të Grupit hetimor kanë shkuar ekspertët e RISHMIT, për të vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!