Marcelo Bielsa është një nga trajnerët më të veçantë në futboll. Argentinasi ia ka dalë të rikthejë Leeds United pas shumë vitesh në Premier League, teksa po i zbavit të gjithë me futbollin që praktikon tek ekipi anglez.
Në një prononcim për DAZN, 65-vjeçari nga Rosario thur elozhe për Pep Guardiolën. Trajnerin spanjoll të Manchester City e cilëson një gjeni absolut.
“Pep Guardiola është, me shumë mundësi, personi që admiroj më shumë në botën e futbollit, flas si trajner dhe si person. Mendoj se ai është trajneri më gjenial i të gjitha kohërave.
Është unike mënyra se si i menaxhon skuadrat e tij. Askush nuk mund ta imitojë, është e pamundur, sidomos për sjelljen jashtë fushave dhe raportit që ka mediat.
Nuk takohem shpesh me të, por kur kam kënaqësinë për ta takuar ai është gjithmonë një burim frymëzimi për mua“, deklaron trajneri i njohur argjentinas. /abcnews.al