Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bie zjarr në një pallat në Astir

schedule09:22 - 18 Nëntor, 2021

schedule 09:22 - 18 Nëntor, 2021

Në një pallat në Astir mësohet të ketë rënë zjarri. Flakët janë shfaqur në katin e fundit të një pallati.

Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa banorët janë evakuuar. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes mund të shihet tym i zi që del nga kati i fundit i pallatit.

NJOFTIMI

“Me datë 18.11.2021, rreth orës 08:53 në rrugën “Teodor Keko”, ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjëhershëm të banorëve të pallatit. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!