Mesut Ozil po pret merkaton e janarit, në mënyrë që të largohet nga Arsenali. Fantazisti gjerman nuk është në planet e Unai Emery, pasi ka luajtur vetëm 141 minuta këtë sezon. Numri 10 o “Topçinjve” me shumë gjasa do të huazohet në janar.
Flitej se skuadra e Milanit ishte favorite për firmën e 30-vjeçarit, por mediat britanike raportojnë se Ozil do të transferohet në Turqi. Skuadra e Fenerbahce ka nisur bisedimet me klubin e Arsenalit, për të siguruar shërbimet e Ozil në formë huazimi. Gjithçka pritet të konkretizohet gjatë muajit të ardhshëm./abcnews.al


