Nemanja Matic po kalon një moment për t’u harruar. Mesfushori i Manchester United nuk bën pjesë në planet e Ole Gunnar Solskjaer dhe për më tepër, asnjë skuadër nuk preferon të paguajë për kartonin e tij. Edhe Interi, ekip që përflitej për një ofertë të mundshme për kartonin e serbit, ka dalë nga gara.
Këtë gjë ka bërë të kuptohet Beppe Marotta. CEO i Interit ka folur për merkaton e janarit dhe kur u pyet për Matic, tha: “Merkato e janarit është gjithmonë shumë e vështirë. Për momentin, nuk ka asnjë lojtar që më bind. Edhe pse mund të jenë nxjerrë në shitje, për momentin nuk jemi të interesuar për asnjë emër”.
31-vjeçari ka luajtur vetëm 6 takime këtë sezon për Manchester United në të gjitha kompeticionet, ndërsa në Premier League, vazhdon të jetë një “spektator”. Me shumë gjasa, Matic nuk do të grumbullohet as në sfidën e fundjavës kundër Bournemouth./abcnews.al