Bie numri i rasteve të reja me COVID në Greqi, shënohen 72 viktima në 24 orët e fundit

schedule16:59 - 13 Shkurt, 2022

schedule 16:59 - 13 Shkurt, 2022

Në 24 orët e fundit rastet e reja me COVID në Greqi kanë pësuar rënie. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë konfirmuar pozitiv 10 853 persona.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 72 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që prej fillimit të pandemisë në 24 754 në total.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 499 prej të cilëve 382 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 369 pacientë të rinj ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 406. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!