Bie nga 60 metra lartësi, shpëton për mrekulli 40-vjeçarja në SHBA

schedule18:56 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 18:56 - 29 Dhjetor, 2022

Një grua nga Kolorado, SHBA ka shpëtuar mrekullisht pasi ra nga 60 metra lartësi.

Ngjarja ndodhi me 24 Dhjetor gjatë një ecjeje në malet San Gabriel në Kaliforni. 40 vjeçarja, e cila punon si vullnetare për të pastrehët, mori një dëmtim të rëndë në kokë dhe disa fraktura në qafë.

Motra e saj ka hapur një faqe GoFundMe për të mbledhur para pasi ajo duhet të kryejë një operacion kompleks. ëoroniecki u largua nga kampi i familjes së saj në Lytle Creek rreth orës 5 të mëngjesit në prag të Krishtlindjes për të bërë udhëtimin deri në Cucamonga Peak, sipas autoriteteve të zonës.

Ky udhëtim ishte hera e parë që ajo shkoi në kushte dëbore dhe nuk kishte pajisje speciale për të shmangur rrezikun. Ndërsa po kthehej në kampingun e saj, ajo rrëshqiti në akull dhe në një lartësi prej 60 metrash, duke rënë në një pemë të thyer ose përndryshe do ishte një goditje fatale.

“Ajo u shpëtua nga alpinistët e tjerë përreth saj, duke ofruar palltot e tyre dhe duke e ndihmuar atë të mbante një fashë në kokë,” tha Sarah. “Pasi kuptoi shkallën e lëndimeve të saj, një nga alpinistët nisi kërkesë ndihme urgjente ndaj spitalit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!